Aktualitet

Pallati u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, 65 familjet nga Durrësi në qiell të hapur: Të nisin punimet për godinën e re, s’kemi marrë asgjë nga shteti

Banorët shtojnë se godina ka dëmtime të shkallës DS3, por po dëmtohet akoma edhe më shumë, kryesisht nga hajdutët që vjedhin gjithçka që gjejnë brenda.

10 Shkurt 2023, 15:58 Nga F.M
Pallati u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, 65 familjet nga
Banorët

DURRËS- 65 familjet që banonin në pallatin 12-katësh në lagjen nr.12 në Durrës, i cili u prish nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit janë në qiell të hapur. Në një prononcim për mediat, banorët shprehen se punimet për pallatin e ri duhet të nisin sa më shpejt, pasi ata prej vitesh jetojnë me qira dhe ende nuk kanë marrë asnjë fond nga ministria.

Banorët shtojnë se godina ka dëmtime të shkallës DS3, por po dëmtohet akoma edhe më shumë, kryesisht nga hajdutët që vjedhin gjithçka që gjejnë brenda.

“Duam që sa më shpejt të nisë puna, sepse pallati po dëmtohet. Përgjigja që morëm sot nga inxhinieri i ndërtimit në bashki ishte që presim fondin nga Ministria,”- thanë banorët.

 “Kemi kërkuar që të nisë sa më shpejt rikonstruksioni i pallatit, sepse kemi 4 vite jashtë. Kryetarja na ka thënë që rikonstruksioni do të nisë me fondet e bashkisë,”- shton një tjetër banor.

 

termeti tragjik i 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll