Aktualitet

VISHUNI MIRË! Parashikimi i motit për këtë fundjavë, priten temperatura me minus, s'ka shi por vetëm ngrica (HARTA LIVE)

Sipas parashimit të bërë nga Gjeoshkencat, na presin temperatura të ulëta, kështu që ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

10 Shkurt 2023, 15:31 Nga k.m.
VISHUNI MIRË! Parashikimi i motit për këtë fundjavë,
Foto ilustruese

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije parashikimin e motit për fundjavën në vendin tonë. Sipas parashimit të bërë nga Gjeoshkencat, na presin temperatura të ulëta, kështu që ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

Sot pasdite (e premte, dt. 10) dhe nesër (e shtunë, dt. 11) nuk priten reshje në të gjitha qarqet e vendit. Ndërkohë që temperaturat në bregdet pritet të arrijnë: 2 / 12 °C; në vendet e ulëta: -1 / 12 °C; ndërsa në vendet malore: -5 / 5 °C. Sa i përket erës, ajo pritet të jetë e lehtë deri mesatare.

POSTIMI I PLOTË: 

parashikimi i motit

Sondazh

Poll