Aktualitet

VIDEO/ Digjet magazina në Vaun e Dejës, kryefamiljarja: 50 mln lekë dëme, s’i kemi bërë gjë njeriu! Na lanë bagëtitë pa ushqim

Ajo thotë se flakët kanë shkaktuar të paktën 50 milion lekë të vjetra dëme dhe u kanë lënë bagëtitë pa ushqim.

10 Shkurt 2023, 15:49 Nga F.M
VIDEO/ Digjet magazina në Vaun e Dejës, kryefamiljarja: 50 mln
Zoja Gjini

VAU I DEJËS- Një magazinë me ushqime për bagëti është shkrumbuar totalisht në Vaun e Dejës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar. Magazina rezulton të jetë në pronësi të familjes Gjini në fshatin Mali Jushit. Kryefamiljarja Zoja Gjini pretendon se zjarri që përfshiu magazinën rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme ka qenë i qëllimshëm. Ajo thotë se flakët kanë shkaktuar të paktën 50 milion lekë të vjetra dëme dhe u kanë lënë bagëtitë pa ushqim.

“Nuk i kam bërë gjë njeriu, s’kam ngatërresë me asnjë njeri. Çfarë i ka thënë mendja atij njeiru nuk e di, është i qëllimshëm. Drita s’kemi pasur në magazinë, duhanin nuk e pi njeri, as unë e as burri. Ai njeri që e bëri këtë, ta shikojë Zoti,”- tha Zoja Gjini.

Panorama shton se dy anët e shtëpisë ndodhen të monitoruara me kamera sigurie nga banesat aty afër dhe pritet që policia të nisë hetimet për zbardhjen e këtij zjarri.

zjarr ne vaun e dejes zoja gjini

Sondazh

Poll