Berisha: Protesta e nesërme po pritet me interes të madh në SHBA dhe BE
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar si të jashtëzakonshme protestën që pritet t&e...
Sali Berisha u shpreh se ekzistojnë foto të ish-agjentit me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe ministra duke bërë orgjira në klubet e Tiranës.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, ka folur edhe për socialistë dhe bashkëpunëtorë të kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se ekzistojnë foto të ish-agjentit me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe ministra duke bërë orgjira në klubet e Tiranës.
"Di Rama ka urdhëruar shpalljen e tij ‘Qytetar Nderi’ në Tropojë për ti shpërblyer angazhimin që ai ka bërë kundër meje. Ky është një akt tjetër primitiv i tij. Të shpallësh ‘Qytetar Nderi’ në Tropojë, një trevë atdhetare, një agjent rus, apo një tradhtar të vendit të vet, tregon një akt papërgjegjshmërie të plotë. Së treti, McGonigal, Erion Veliaj, ministra, kanë bërë orgjira, absolutisht po, në klube nate dhe në lokale gjysëm errësire të Tiranës. Janë të fotografuar. Fatmirësisht janë me foto. A publikohen fotot apo jo, por kjo është e sigurtë, kjo që them. Ka një hetim kombëtar, ndërkombëtar, ka një hetim dhe hetimi ka rregullat e veta. Ne do ta japim kontributin tonë, pa asnjë diskutim në këtë hetim. Prandaj Edi Rama mendon se do të bllokojë komisionin. Jo, komisioni do të hetojë çdo akt, të gjitha takimet e McGonigal me Edi Ramën, Belinda Ballukun, Erion Veliajn, çdo takim të tij. Ai është sjellë këtu si një njeri i cili përpiqej të imponohej me detyrën e tij, ka rekrutuar mes tyre apo jo për llogari të rusëve, këtë e thonë të tjerë. Unë nuk mund ta them këtë. Ju e dini se atje ka një hetim, një pjesë të mbidheshme e një pjesë të nëndheshme. Por tani rrethanat tregojnë, provojnë qartë se vetëm kanë qenë budallenjtë rusë, ose Deripaska nuk ka qenë një strofull zbulimi rus, se ndryshe ky nuk kishte si të mos jetë, dhe nuk ka si të mos jetë një agjent i atij vendi. Këto rrethana janë të reja,"-tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar si të jashtëzakonshme protestën që pritet t&e...
Edi Rama dhe Zaho TIRANE- Kryeministri Edi Rama priti dje një delegacion me fëmijë në ambientet e Kryeministrisë. Pamjet u shp&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim, në kuadër të programit qeverisës me komunitetin e donatorë...
Dhurata Çupi TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për shkakrimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikol...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit të Partisë Demokratike për Vlor...
Damian Gjiknuri TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka dhënë një prononcim të sh...
Dashamir Shehi TIRANË- Dashamir Shehi do të jetë pjesë e protestës së thirrur më 11 shkurt nga Opozita, por ësht&eu...
Ilir Meta në darkë me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën TIRANË- Agron Neza dhe Dorian Duçka, të identifikuar si per...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe oficerët e Byrosë Kombëtare ...
Kuvendi TIRANË- Në Shqipëri, tensionet e reja politike, të rishfaqura periodikisht midis partive, vlerësohen nga analistët se...