Politike

Shehaj: Do nxjerrin dhe 8 emra kryebashkiakësh të inkriminuar. Ndërhyn Peza: Faleminderit për denoncimet!

18 Shtator 2019, 05:25 Nga DOSJA
Shehaj: Do nxjerrin dhe 8 emra kryebashkiakësh të inkriminuar.

Tiranë- Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në “Opinion” se  Partia Demokratike do të publikojë dhe 8 emra të tjerë të kryetarëve të bashkive të majta që preken nga ligji i dekriminalizimit.  Ai ka theksuar se informacionet për ta dalin shumë shpejt dhe se PD i verifikon ato.

“Jemi duke parë dhe 8 raste. Ne na shkruajnë vetë. Vijnë njerëzit vetë, i njohin shumë mirë se me çfarë janë marrë këta. Ky i Vaut të Dejës nuk e di sa emra dhe mbiemra ka. Në momentin që ne na vjen indicia nga disa burime, në rastin e Valdrin Pjetrit ka qenë i dënuar në Itali ne gjejmë mënyrën për ta verifikuar. Nuk është ndonjë vështirësi për këtë, dalin shumë shpejt informacionet”, tha Agron Shehaj.

Për deklaratën e tij ka reaguar edhe Alfred Peza, i cili është shprehur se PD duhet falënderuar për denoncimet që bën.

“PD duhet falënderuar për denoncimet që bën. Është duke bërë atë detyrë që bën çdo opozitë. Opozita ka meritën fillestare për ligjin e dekriminalizimit. Kur një opozitë, ka kauzën e të vërtetave, kur ajo ka qenë në parlament dhe i ka ngritur PS i ka dëgjuar dhe i ka votuar”, tha Peza.

Burimi: Opinion.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron shehaj akuzat e pd-se per kryebashkiaket e rinj alfred peza agron shehaj akuzat e pd-se per kryebashkiaket e rinj alfred peza

Sondazh

Poll