Bota

E pabesueshme/ Nxirret nga rrënojat pas 94 orësh adoleshenti në Turqi, mbijetoi duke pirë urinën e vet

Ekipet e shpëtimit qanë, duartrokitën dhe brohoritën emrin e tij ndërsa nxorrën Adnan Muhammed Korkut

10 Shkurt 2023, 08:33 Nga A.B
E pabesueshme/ Nxirret nga rrënojat pas 94 orësh adoleshenti në
Shpetimi

TURQI- Një adoleshent u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin turk të Gaziantep, epiqendra e tërmetit, herët në mëngjes - 94 orë pas tërmetit të parë. Ekipet e shpëtimit qanë, duartrokitën dhe brohoritën emrin e tij ndërsa nxorrën Adnan Muhammed Korkut, 17 vjeç, nga bodrumi ku ai kishte mbetur i bllokuar.

Shpëtimi dramatik vjen pasi shanset për të gjetur më shumë të mbijetuar po zvogëlohen shpejt, me shkallën mesatare të mbijetesës që bie në 6% deri në ditën e pestë në këto lloj fatkeqësish, sipas ekspertëve.

“Faleminderit Zotit që mbërritët”, tha ai duke përqafuar nënën e tij.

Adnani ishte i padëmtuar, por tha se ishte i detyruar të pinte urinën e tij për të mbijetuar.

“Unë kam një djalë si ju”, i tha një punonjës shpëtimi.

Burimi: Skynews

termet ne turqi

Sondazh

Poll