Bota

Video TRONDITËSE, shpëtohet foshnja 20 ditëshe në Turqi, mban në dorë një fije floku të nënës së saj

Foshnja ka lëndime dhe është e rraskapitur

10 Shkurt 2023, 08:13 Nga A.B
Video TRONDITËSE, shpëtohet foshnja 20 ditëshe në Turqi,
Foshnja

TURQI- Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për të mbijetuar në rrënoja pas tërmeteve shkatërruese përgjatë kufirit turko-sirian. Numri i të vdekurve vazhdon të rritet dhe tani është rritur në më shumë se 20,000. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 rajonet më të prekura nga tërmetet.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e një foshnjeje 20-ditore që kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat pas 60 orësh. Foshnja thuhet se mban një tufë flokësh në dorë, që besohet se është nga nëna e fëmijës.

Në video shihet se foshnja ka lëndime dhe është e rraskapitur, por që ka arritur të mbijetojë edhe pse ka qenë kaq gjatë nën rrënoja. Nuk dihet nëse videoja është realizuar në Turqi apo Siri. 

Shikoni videon tronditëse:

termet ne turqi

Sondazh

Poll