Bota

Thriller me zhdukjen e çiftit amerikan në Greqi/ Njerëzit lajmërojnë se i kanë parë në rrugë, vajza: Kanë kryer vetëvrasje

Vajza e tyre është e sigurt se prindërit e saj janë vetëvrarë, por ka njerëz që i kanë parë të gjallë në rrugët kryesore të Kalamatës dhe Elefsinës.

10 Shkurt 2023, 07:30 Nga A.B
Thriller me zhdukjen e çiftit amerikan në Greqi/ Njerëzit
ÇIFTI

GREQI- Thrilleri i zhdukjes së çiftit amerikan, gjurmët e të cilit duket se kanë humbur që nga fundi i janarit, vazhdon. 83 -vjeçari David Harrison Robinson dhe gruaja e tij 80-vjeçare, Lucretia Robinson, lanë shtëpinë e tyre në zonën e Dapia Methoni dhe fati i tyre nuk dihet që atëherë.

Vajza e çiftit, e cila jeton në Amerikë, thotë se është e sigurt që prindërit e saj kanë bërë vetëvrasje. Mirëpo janë marrë tre raportime që pretendojnë se kanë parë çiftin e të moshuarve duke ecur përgjatë rrugëve kryesore në qytetin e Kalamatës dhe Elefsinës. Po kryhen hetime për kryqëzimin e këtij informacioni me autoritetet dhe vullnetarët për të lokalizuar sa më shpejt çiftin e të moshuarve.

Çifti ishte larguar nga Amerika dhe jetonte prej vitesh në shtëpinë e tyre në zonën e Dapia Methoni me pamje nga deti dhe kalaja. Ata ishin miqësuar edhe me disa nga banorët. Një mik i tyre nga zona është edhe gruaja që ka denoncuar zhdukjen e tyre më 6 shkurt në komisariatin e Kalamatës dhe që ka nisur t'i kërkojë me telefon në datën 23 janar. 

Thriller me zhdukjen e çiftit amerikan në Greqi/ Njerëzit

Frika e vajzës për fatin e prindërve shtohet pasi ka shumë ditë që çifti largohet nga shtëpia pa dhënë asnjë shenjë jete. Në një postim në Facebook, vajza e çiftit Julianna Robinson tha: “Që nga sot, prindërit e mi janë zyrtarisht të zhdukur dhe supozohen të vdekur me vullnetin e tyre (detajet nuk disponohen pasi ishin njerëz shumë privatë). Ata ishin në Greqi kur ndodhi - nuk e di se ku shkuan për t'i dhënë fund jetës së tyre, kështu që derisa të gjenden trupat e tyre kam nevojë për ndihmën e komunitetit tim për të qëndruar funksional…”

83-vjeçari David Harrison Robinson dhe gruaja e tij 80-vjeçare, Lucretia Robinson, lanë shtëpinë e tyre, në zonën Dapia Methoni të komunës Pylos Nestoros në Messinia, me makinën e tyre të markës OPEL AGILA DIESEL 1300, model. 2009, ngjyre blu elektrik, me numer regjistrimi KMT7738. Destinacioni i tyre i mundshëm ishte Monemvasia.

David ka flokë të bardhë, sy kafe, është 1.85 m i gjatë dhe është i hollë. Ai mban një kapele me buzë të madhe. Lucretia ka flokë gri (paruke), sy kafe, 1.50 m e gjatë dhe e hollë.

Burimi: Protothema.gr

david harrison robinson lucretia robinson

Sondazh

Poll