Bota

'Para gjaku', McGonigal pritet me protesta para gjykatës amerikane

E pritën me pankarta në duar.

9 Shkurt 2023, 23:15 Nga F.M
'Para gjaku', McGonigal pritet me protesta para gjykatës
Charles McGonigal

SHBA- Ish-zyrtari i FBI Charles McGonigal është pritur me protestë në seancën gjyqësore që u mbajt sot. Në momentin që ai u fut në Gjykatë, rreth tij janë oparë njerëz me pankarta në duar. Në një prej tyre lexohen fjalët 'paragjaku', referuar korrupsionit të kryer nga McGonigal. 

Ai është paraqitur sot para Gjykatës Federale të Manhatanit. Prokurori i cili po ndjek çështjen ka dhënë detaje në lidhje me provat që pritet të publikohen gjatë gjyqit për lidhjet e tij me oligarkun rus të sanksionuar Oleg Deripaska. Gjyqtari udhëzoi të dy palët të punonin nën një urdhër mbrojtës për t’u siguruar që asgjë e klasifikuar të mos zbulohej.

Avokatit mbrojtës iu dhanë 90 ditë shtesë për të shqyrtuar të gjitha provat e zbuluara deri më tani. Ai tha se çështja penale kundër ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, do të përfshijë informacione të klasifikuara së bashku me komunikimet elektronike, të dhënat financiare dhe fotografi nga mbikëqyrja.

charles macgonigal edi rama charles mcgonigal

Sondazh

Poll