Bota

Donald Trump rikthehet në Facebook dhe Instagram

Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, njoftoi se do të anulonte bllokimin ndaj Trump në janar—dhe tani gjigandi i teknologjisë e ka zbatuar këtë premtim.

9 Shkurt 2023, 20:35 Nga k.m.
Donald Trump rikthehet në Facebook dhe Instagram
Donald Trump

SHBA- Llogaria zyrtare e ish-presidentit Donald Trump në Facebook është rikthyer, së bashku me Instagramin e tij. Llogaritë ishin pezulluar nga të dyja platformat për më shumë se dy vjet, pas rolit të Trump në nxitjen e sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA.

Sipas mediave të huaja, Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, njoftoi se do të anulonte bllokimin ndaj Trump në janar—dhe tani gjigandi i teknologjisë e ka zbatuar këtë premtim. Në deklaratën që njoftonte kthimin e Trump, Presidenti i kompanisë Meta për Çështjet Globale, Nick Clegg shkroi se kompania nuk beson më se llogaria e ish-presidentit në Facebook përbën të njëjtin “rrezik serioz për sigurinë publike”.

Trump njoftoi fushatën e tij të tretë presidenciale në nëntor 2022. Para këtij njoftimi, ai kishte lënë të dhëna për një kandidim për javë të tëra.

Ish-presidenti dhe kandidati i ardhshëm presidencial grumbulloi ndjekje masive në mediat sociale gjatë gjithë karrierës së tij politike - veçanërisht në Twitter dhe Facebook. Por pas trazirave të 6 janarit, ai u hoq në mënyrë uniforme nga pothuajse çdo platformë kryesore sociale. Tani, qasja e rinovuar në llogarinë e tij dikur të fuqishme në Facebook, ka të ngjarë të jetë një ndihmë për fushatën e tij të 2024-s.

Në nëntor 2022, edhe CEO i Twitter, Elon Musk revokoi ndalimin e Trump. Megjithatë, Trump ende nuk ka postuar asgjë në Twitter. Më parë, ish-presidenti tha se nuk do t'i rikthehej postimeve në Twitter dhe përkundrazi do t'i qëndronte besnik platformës së tij, Truth Social.

Deri në momentin e shkrimit, Trump ka më shumë se 34 milionë ndjekës në Facebook dhe 23.4 milionë në Instagram. Në Twitter, llogaria e tij arrin në më shumë se 87.6 milionë ndjekës. Postimet e fundit në llogarinë e ish-presidentit në Facebook janë të datës 6 janar 2021.

donald trump

Sondazh

Poll