Bota

Si u fsheh bosi i 'Cosa Nostras' në 30 vite arrati? Zbulohet vendet ku ka udhëtuar, 'Diaboliku' erdhi edhe në Shqipëri (DETAJE)

Udhëtimet dhe qëndrimet e gjata kanë emërues të përbashkët drogën. Këto veprimtari i sillnin bosit të mafies të ardhura të larta, për të plotësuar standardet e tij të larta të jetesës, ndërsa flitet për 150 milionë në vit.

9 Shkurt 2023, 21:22 Nga a.l
Si u fsheh bosi i 'Cosa Nostras' në 30 vite arrati? Zbulohet
Matteo Messina Denaro

ITALI- Arrestimi i Matteo Messina Denaros, ishte një nga operacionet më të rëndësihme të arritura nga drejtësia Italiane. Bosi i mafias së njohur 'Cosa Nostra' prej 30 vitesh gjeti mënyra dhe taktika strategjike mafioze për t'iu fshehur dhe shmangur autoriteteve dhe për ti shpëtuar burgut, duke u kamufluar në identitete të personave të ndryshëm, duke ndryshuar vendstrehimin apo duke udhëtuar jashtë Italisë. Mediat italiane po grumbullojnë ende informacione që do të ndihmojnë në zbërthimin e hetimeve lidhur me të shkuarën e bosit të mafias italiane. Ai këmbëngul të mos bashkëpunojë me drejtësinë e për këtë arsye kjo e fundit po lëviz të gjithë gurët për të zbuluar se çfarë fshihet pas emrin të bosit mafioz. Denaro i kaloi dy vitet e fundit në Campobello di Mazar, një qytet disa kilometra larg Castelvetrano-s, vendit të tij të lindjes. Me emrin e Andrea Bonafede, bossi i rrezikshëm që kërkohej prej 30 vitesh nga autoritetet italiane duket se bënte një jetë normale. Por ku ishte Matteo Messina Denaro më parë? Mediat italiane raportojnë se Denaro ka qenë në Spanjë, Tunizi, Shqipëri, Mal të Zi dhe në Kalabri. Udhëtimet dhe qëndrimet e gjata kanë emërues të përbashkët drogën. Këto veprimtari i sillnin bosit të mafies të ardhura të larta, për të plotësuar standardet e tij të larta të jetesës, ndërsa flitet për 150 milionë në vit.

Nëse gadishulli Iberik është një vend që bosi i mafias e njeh që nga viti 1994, kur ai e kishte ekzaminuar  në qendrën e oftalmologjisë Barraquer në Barcelonë, pistat që e vendosin atë në Tunizi dhe Shqipëri janë më të fundit. Në të dyja rastet, tregu i drogës dhe i kontrabandës dyshohet se ka qenë aryesja e vizitës së bosit italian të mafias. Sipas hetimeve disa kuintalë duhani i përpunuar ka mbërritur në Siçili nga Afrika e Veriut e fshehur mes arkave të peshkut të transportuar me anije peshkimi që kalojnë ngushticën e Siçilisë. Hertimet gjithashtu zbulojnë se Denaro kishte dërguar në Shqipëri një ambasador Luca Bellomo, bashkëshorti i mbesës së tij Lorenza, për të shkuar më pas personalisht për të falsifikuar, thonë hetuesit, marrëdhëniet me përfaqësues të institucioneve dhe të biznesit. Në udhëtimin e tij të fundit ai bëri edhe një udhëtim në Mal të Zi për të luajtur në kazino.

 

 

matteo messina denaro

Sondazh

Poll