Bota

Çfarë po ndodh? Gjendet i vrarë anëtari i Këshillit të Nju Xhersit, i dyti i qëlluar me armë zjarri brenda 1 jave

Disa orë më vonë, policia e gjeti Curtisin në një qytet aty pranë dhe, kur iu afruan automjetit, e gjetën atë me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri.

9 Shkurt 2023, 17:24 Nga I.A
Çfarë po ndodh? Gjendet i vrarë anëtari i Këshillit
Gary T. Curtis

SHBA- Për herë të dytë në rreth një javë, një anëtar i këshillit të Nju Xhersit u gjet i qëlluar për vdekje në një makinë. Këshilltari Russell Heller, 51 vjeç, ishte në makinën e tij në parkingun e objektit PSE&G në Somerset County kur një ish-punëtor iu afrua makinës dhe e qëlloi atë. 

Policia e identifikoi sulmuesin si ish-punonjësin Gary T. Curtis, 58 vjeç. Disa orë më vonë, policia e gjeti Curtisin në një qytet aty pranë dhe, kur iu afruan automjetit, e gjetën atë me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri. Curtis më pas u shpall i vdekur në vendngjarje.

Javën e kaluar, një tjetër anëtar i këshillit të Nju Xhersit u qëllua dhe u vra. Eunice Dwumfour, 30 vjeç, ishte një këshilltare republikane në rrethin e Sayreville. Ajo u gjet e vdekur me plagë të shumta me armë zjarri të mërkurën në mbrëmje. Policia nuk ka gjetur asnjë lidhje mes dy të shtënave.

russell heller gary t. curtis eunice dwumfour

Sondazh

Poll