Bota

VIDEO- Aktori britaniko-turk shpërthen në lot: Kemi familje të humbura nga tërmeti, s'kemi shpresë

Hassan ka lindur në New Cross, në juglindje të Londrës, por e konsideron Turqinë si 'vendin e tij mëmë'.

9 Shkurt 2023, 13:00 Nga A.B
VIDEO- Aktori britaniko-turk shpërthen në lot: Kemi familje të
Tamer Hassan

TURQI- Ylli i filmit britaniko-turk Tamer Hassan shpërtheu në lot teksa zbuloi se anëtarët e familjes së tij janë në rrënojat e tërmetit që kanë vrarë mbi 17,000 njerëz në Turqi dhe Siri. Hassan, një mik i ngushtë i Danny Dyer dhe Ray Winstone, vajza e të cilit, Belle, është tashmë yll i Love Island, po udhëheq një fushatë për të mbledhur para për të ndihmuar me krizën humanitare, raporton DailyMail.

54 vjeçari u përpoq të mos qante teksa i tha Sky News: “Na mungon familja. Për shkak të motit të ftohtë, nuk kemi shpresë... jemi mjaft të shqetësuar. Nuk kam fjale. Jemi të gjithë të shkatërruar. Kemi familje të humbura. Unë do të nisem për në Turqi, ne po përpiqemi të gjejmë një rrugë për në zonat më të prekura'.

Hassan ka lindur në New Cross, në juglindje të Londrës, por e konsideron Turqinë si 'vendin e tij mëmë'. Ai po përdor profilin e tij duke u përpjekur të mbledhë para në internet 'për të ndihmuar ata në nevojë' dhe do të udhëtojë në rajonin e goditur nga kriza nga Qipro, ku po qëndron aktualisht.

Boksieri i kthyer në aktor ishte i suksesshëm në të tridhjetat e tij kur luajti në The Football Factory me Mr Dyer, pastaj Layer Cake me Daniel Craig dhe gjithashtu u shfaq në Batman Begins të Christopher Nolan. 

tamer hassan termet ne turqi

Sondazh

Poll