Bota

Aktorja turke kërkon ndihmë për familjarët e saj: Gjyshja dhe tezja ime janë bllokuar në pallat, nuk e di gjendjen e tyre

Aktorja deklaron se nuk ka asnjë kontakt me familjarët që ndodhen të bllokuar në pallat.

9 Shkurt 2023, 12:39 Nga A.B
Aktorja turke kërkon ndihmë për familjarët e saj: Gjyshja
Melisa Pamuk

TURQI- Aktorja turke Melisa Pamuk kërkon ndihmë në Twitter për gjyshen dhe tezen e saj, pasi nuk e di se çfarë ka ndodhur me ta. Ajo shprehet se nuk ka asnjë kontakt me familjarët që ndodhen të bllokuar në pallat.

“Gjyshja ime nuk mund të ecë, është e sëmurë... Gjyshja dhe tezja janë bllokuar në pallat, nuk e dimë gjendjen e banesës, a ka njeri pranë për të ndihmuar?”, ka shkruar aktorja 31-vjeçare në postim dhe shtoi adresën.

Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në Turqi dhe Siri. Të dhënat e fundit tregojnë se nga tërmeti u shkatërruan mbi 5 mijë ndërtesa dhe numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 17 mijë.

melisa pamuk termet ne turqi

Sondazh

Poll