Bota

Tërmeti në Turqi/ Pamje TRONDITËSE: Nëna siriane puth dorën e vajzës së saj të vdekur (FOTOT)

Një nënë siriane puth dorën e vajzës së saj të vdekur, e cila do të dërgohet në Siri për varrim. Por tronditëse janë pamjet e njerëzve që humbën gjithçka brenda natës dhe u gjendën në rrugë.

9 Shkurt 2023, 12:52 Nga k.m.
Tërmeti në Turqi/ Pamje TRONDITËSE: Nëna siriane puth
Momenti prekës

TURQI- Momente tragjike po përjetojnë edhe njerëzit në Siri që nga tërmeti vdekjeprurës që goditi vendin, por edhe Turqinë, duke lënë pas mijëra të vdekur dhe të plagosur. Ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën për të gjetur ndonjë të mbijetuar në rrënoja. Në Siri humbën jetën mbi 2900 persona, ndërsa numri vazhdon të rritet.

Një nënë siriane puth dorën e vajzës së saj të vdekur, e cila do të dërgohet në Siri për varrim. Por tronditëse janë pamjet e njerëzve që humbën gjithçka brenda natës dhe u gjendën në rrugë.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë betejën e tyre për të gjetur të mbijetuar, por shpresat po shuhen për shumë të mbijetuar të tjerë pasi mbarojnë 72 orët e para.

termet ne turqi

Sondazh

Poll