Bota

VIDEO- 70 orë nën rrënoja, shpëtohet vogëlushi në Turqi, përlot ekipin: Nesër kam shkollë

Në videon e shpëtimit të 7-vjeçarit që mbeti i bllokuar në kompleksin e banesave shumëkatëshe në Antiyaman, dëgjohet djali i vogël duke kërkuar çamçakëz.

9 Shkurt 2023, 12:31 Nga A.B
VIDEO- 70 orë nën rrënoja, shpëtohet vogëlushi në
Shpetimi i femijes

TURQI- Historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person janë tronditëse. I tillë është rasti i 7-vjeçarit Ahmet Erdem, i cili u nxor i gjallë nga mbeturinat e një ndërtese në qytetin Antiyaman në rajonin Kahramanmaras 70 orë pas tërmetit vdekjeprurës.

Në videon e shpëtimit të 7-vjeçarit që mbeti i bllokuar në kompleksin e banesave shumëkatëshe në Antiyaman, dëgjohet djali i vogël duke kërkuar çamçakëz.

ahmet erdem termet ne turqi

Sondazh

Poll