Bota

“Muret shpërthyen, po zvarritesha si merimangë”/ Leyla rrëfen tmerrin e natës së tërmetit në Turqi

Ish-blloku i saj i apartamenteve qëndron ende në këmbë, por është dëmtuar rëndë dhe Lejla nuk lejohet të kthehet brenda. Përmes lotëve, ajo thotë se ka humbur shtëpinë dhe të gjitha pasuritë e saj. Ajo tani po qëndron me vajzën e saj.

9 Shkurt 2023, 10:49 Nga k.m.
“Muret shpërthyen, po zvarritesha si merimangë”/ Leyla
Leyla Kurtderelin

TURQI- Në provincën Hatay, Leyla Kurtderelin qëndronte ende aty ku dikur kishte shtëpinë. Duke kujtuar momentin kur ra tërmeti, ajo na tha për BBC: Në fillim dëgjova diçka që dukej si një ulërimë dhe nuk arrita të kuptoja se çfarë ishte. Papritur u ndjeva sikur po kërceja rreth dy metra lartësi. Mendova se do të zgjaste përgjithmonë. Papritur muret filluan të shpërthyen dhe u shembën mbi ne. Dera ishte e ngecur dhe nuk mund ta hapnim. Më duhej të zvarritesha si merimangë nëpër shtëpinë time. U deshën 45 minuta për të gjetur një rrugëdalje.

Ish-blloku i saj i apartamenteve qëndron ende në këmbë, por është dëmtuar rëndë dhe Lejla nuk lejohet të kthehet brenda. Përmes lotëve, ajo thotë se ka humbur shtëpinë dhe të gjitha pasuritë e saj. Ajo tani po qëndron me vajzën e saj.

Ajo thotë se ka dëgjuar për probleme me plaçkitjen që nga tërmeti dhe shqetësohet se disa nga gjërat e saj të çmuara mund t'i vidhen.

Rreth apartamentit të dikurshëm të Lejles, banorët që nuk kanë të afërm apo miq me të cilët mund të qëndrojnë, tani jetojnë në rrugë, duke ndezur zjarre për t'u ngrohur gjatë netëve të ftohta.

leyla kurtderelin termet ne turqi

Sondazh

Poll