Bota

Foto EMOCIONUESE/ Foshnjet e nxjerra nga rrënojat e tërmetit dërgohen në spital me avionin presidencial të Erdogan

Avioni i Presidentit Recep Tayyip Erdoğan u përdor për të transportuar 16 foshnja nga Kahramanmaras në Ankara pas lëkundjeve shkatërruese me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë në Turqinë juglindore dhe Siri të hënën. 

9 Shkurt 2023, 08:05 Nga A.B
Foto EMOCIONUESE/ Foshnjet e nxjerra nga rrënojat e tërmetit
Ekipi me foshnjet ne avion

TURQI-Foshnjat që mbetën vetëm si pasojë e tërmetit në pjesë të Turqisë dhe Sirisë, i cili ka marrë jetën e mijëra njerëzve, janë transportuar në mënyrë të sigurtë në kryeqytetin e vendit. Avioni i Presidentit Recep Tayyip Erdoğan u përdor për të transportuar 16 foshnja nga Kahramanmaras në Ankara pas lëkundjeve shkatërruese me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë në Turqinë juglindore dhe Siri të hënën. 

Avioni është vënë në gatishmëri për t'u përdorur për aktivitete të lidhura me tërmetet, duke përfshirë transportin e ekipeve mjekësore dhe ndihmën në rajone të vendit. 

Foto EMOCIONUESE/ Foshnjet e nxjerra nga rrënojat e tërmetit

Ai po përdoret gjithashtu për të transportuar të plagosur rëndë në Ankara për trajtim.  Të 16 foshnjat në bordin e avionit u gjetën të vetme në zonat e tërmetit. Ato u mblodhën nga nënat kujdestare të Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale nga avioni i cili u ul në aeroportin Esenboğa. Prej aty, ata u dërguan në spitalin e qytetit Etlik.

Foto EMOCIONUESE/ Foshnjet e nxjerra nga rrënojat e tërmetit

Imazhet emocionuese tregojnë foshnjat në krahët e shpëtimtarëve në bordin e avionit, të mbështjellë me batanije të shumta në mes të një të ftohti në vend. Fotot tregojnë njerëz të grumbulluar së bashku në fluturim duke përqafuar foshnjat, shumë prej të cilëve janë në gjumë, ndërsa transportohen në një vend të sigurt. 

 Foto EMOCIONUESE/ Foshnjet e nxjerra nga rrënojat e tërmetit

Foshnjat, të cilat besohet se janë të padëmtuara, tani do të trajtohen në organizatën e fëmijëve në varësi të Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale.

Tërmetet u ndjenë në shumë vende të Lindjes së Mesme, me Turqinë dhe fqinjin e saj jugor të shkatërruar nga lufta, Sirinë, më të prekurat.

termet ne turqi

Sondazh

Poll