Bota

VIDEO/ Qytetarët përplasen me ministrin turk që viziton rrënojat e tërmetit

Ministri turk hasi në rezoltën e qytetarëve të cilët kërkonin më shumë vinça për të ndërhyrë në zonat e tërmetit.

9 Shkurt 2023, 07:53 Nga A.B

VIDEO/ Qytetarët përplasen me ministrin turk që viziton

TURQI- Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, në Turqi, Vahit Kirişci, është pritur jo fort mirë në zonat e prekura nga tërmeti. Teksa ishte në një vizitë në Adana, ministri turk hasi në rezoltën e qytetarëve të cilët kërkonin më shumë vinça për të ndërhyrë në zonat e tërmetit.

A nuk jeni ju shteti? A nuk ke mundur të na sjell një vinç?”, dëgjohet duke bërtitën qytetarët.

Tërmeti tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi mbi 11000 viktima dhe mijëra të plagosur. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

vahit kirişci termet ne turqi

Sondazh

Poll