Aktualitet

EMRAT/ Trafik droge dhe pastrim parash, në pranga 21 persona në Itali mes tyre dhe dy shqiptarë

Cataniatoday shkruan se autoritetet italiane kanë arrestuar 21 persona në Itali, të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrim parash, pas një operacioni që ka zgjatur rreth 2 vite

8 Shkurt 2023, 16:14 Nga I.A
EMRAT/ Trafik droge dhe pastrim parash, në pranga 21 persona në Itali
Policia italiane

ITALI- Dy shqiptarë janë mes 21 të arrestuareve në Itali ditën e sotme. Cataniatoday shkruan se autoritetet italiane kanë arrestuar 21 persona në Itali, të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrim parash, pas një operacioni që ka zgjatur rreth 2 vite.

Midis të arrestuarave janë shqiptarët Ardian Qarri, i cili konsiderohet si pjesë kyçe e bandës së drogës dhe Erion Keci, i njohur ndryshe si “Johny”. Ai kishte rolin për mirëmbajtjen e plantacionit si dhe kryerjen e funksioneve të kujdestarit dhe vëzhguesit. Operacioni u zhvillua në provincat e Katanias, Sirakuzës, Trapanit dhe Palermos, ku u gjetën dhe sekuestruar 435 kg lëndë të ndryshme narkotike dhe 11 mijë bimë kanabisi.

Të 21 personat e arrestuar akuzohen për trafik të organizuar droge, posedim dhe tregtim droge, vetëpastrim parash dhe mbajtje të municioneve në plantacion. Po ashtu u konfiskuan 11 aktivitete ekonomike, 13 pasuri të paluajtshme, ku përfshihen 7 ndërtesa dhe 6 toka në Etna si dhe 50 depozitime financiare.

 

ardian qarri erion keci

Sondazh

Poll