Aktualitet

Vodhën para në një kishë, arrestohen 3 persona në Korçë

Mësohet se një 22 vjeç, një 25 vjeç si dhe një 69 vjeç kanë rënë në pranga, pasi kanë vjedhur një shumë parash në një objekt kulti.

8 Shkurt 2023, 15:23 Nga I.A

Vodhën para në një kishë, arrestohen 3 persona në

KORÇË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Korçë për vjedhje. Mësohet se një 22 vjeç, një 25 vjeç si dhe një 69 vjeç kanë rënë në pranga, pasi kanë vjedhur një shumë parash në një objekt kulti.

Njoftimi i Policisë:

Korçë Vodhën një shumë parash, në një objekt kulti, në fshatin Lajthizë, Pustec, vihen në pranga 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit R. L., 22 vjeç, K. A., 25 vjeç dhe I. P., 69 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, kanë vjedhur një shumë parash, në një objekt kulti (kishë), në fshatin Lajthizë, Pustec. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

arrestohen 3 persona në korçë

Sondazh

Poll