Bota

Presidenti i Turqisë pritet të vizitojë zonat e goditura nga tërmeti

Vizita e tij do të përfshijë qytetin e Kahramanmaraş dhe provincën Hatay.

8 Shkurt 2023, 10:21 Nga A.B
Presidenti i Turqisë pritet të vizitojë zonat e goditura nga
Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë zonat e goditura nga tërmeti i fuqishëm i së hënës, teksa punonjësit e shpëtimit vazhdojnë me misionin e tyre për të çliruar njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

Vizita e tij do të përfshijë qytetin e Kahramanmaraş dhe provincën Hatay pranë epiqendrës së tërmetit të fuqishëm, sipas zyrës së presidentit turk. Erdogan shpalli një gjendje të jashtëzakonshme tre mujore në 10 provinca.

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë (6 shkurt) është 9,600. Prej më shumë se 50 orësh, vijojnë kërkimet për gjetjen e personave që janë nën rrënoja. Në Siri, 2,530 viktima janë konfirmuar si në zonat e kontrolluara nga qeveria ashtu edhe në rajonet e kontrolluara nga rebelët. Gjithsej 4,654 të lënduar janë raportuar në të gjitha territoret siriane. Në Turqi, të paktën 5,894 njerëz janë vrarë dhe 34,810 të plagosur. Erdogan ka shpallur 7 ditë die. Agjencitë dhe punonjësit e shpëtimit kanë paralajmëruar se shifrat ka të ngjarë të rriten, sidomos në Siri, pasi ka shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja.

termet ne turqi erdogan

Sondazh

Poll