Bota

ME VIDEO- Vogëlushi sirian i bllokuar nën rrënoja, shpëtimtarët i japin ujë me tapën e shishes

Një djalë 2 vjeçar sirian i quajtur Muhammed është bllokuar nën rrënoja për 45 orë në Hatay.

8 Shkurt 2023, 10:09 Nga A.B
ME VIDEO- Vogëlushi sirian i bllokuar nën rrënoja,
Femija

TURQI- Numri i viktimave vjen e rritet ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e personave të tjerë nga rrënojat në Turqi e Sirinë veriore. Të vështira e të dhimbshme janë momentet kur njerëzit kanë ngecur nën rrënojat që shkaktoi tërmeti i fuqishëm dhe anëtarë të ekipit mundohen t’u japin shpresë se do t’i shpëtojnë pa asnjë lëndim.

Një djalë 2 vjeçar sirian i quajtur Muhammed është bllokuar nën rrënoja për 45 orë në Hatay. Në videon që mediat e huaja kanë publikuar shihet se si vogëlushit po i japin ujë me një tapë shisheje. Mohummad u nxorr nga rrënojat me shëndet të plotë pas shumë përpjekjeve.

termet ne turqi

Sondazh

Poll