Bota

Mrekulli në Siri! Vajza e vogël nxirret e gjallë pas më shumë se 40 orësh nën rrënoja (ME VIDEO)

Kjo video është regjistruar në qytetin Salkin, në provincën e Idlibit.

8 Shkurt 2023, 08:58 Nga k.m.
Mrekulli në Siri! Vajza e vogël nxirret e gjallë pas më
Pamje nga shpëtimi

TURQI- Ekipi i shpëtimit i organizatës joqeveritare "Helmetat e Bardha" publikoi një video ku shihen shpëtimtarët duke e nxjerrë një vajzë nga rrënojat e shtëpisë pas 40 orësh në Turqi. Fëmija për mrekulli nuk u lëndua rëndë edhe pse prej gati dy ditësh ishte bllokuar në muret e shtëpisë së shembur.


Kjo video është regjistruar në qytetin Salkin, në provincën e Idlibit.

Në Siri, numri i viktimave ka arritur në 2470. Ekipi i shpëtimit i organizatës joqeveritare Helmetat e Bardha njoftoi se mbi 2600 persona janë lënduar në pjesën e Sirisë, e cila nuk kontrollohet nga qeveria. Reuters raporton se numri i të vdekurve pritet të rritet ndjeshëm pasi qindra familje janë ende nën rrënoja, më shumë se 50 orë pas tërmetit. Nga raportimet e deritanishnme, numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë (6 shkurt) është 8,900. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 8 Shkurt 2023, 08:32 A.B

Cilat vende “spiunon” Kina me balona?

Balona Mbi cilat vende u shfaqën balonat kineze? Incidenti në SHBA me balonën kineze nuk është një rast i izoluar. Balonat k...