Bota

FOTOJA e tyre u bë VIRALE/ Fjalët prekëse e vajzës që po mbronte të vëllanë: Më shpëtoni dhe do bëhet shërbëtorja juaj

Pamjet e dy të vegjëlve duke shtrënguar njëri-tjetrin u bënë virale në rrjet, teksa vajza e vogël e quajtur Miriam përkedhelte të vëllain dhe i mbulonte fytyrën me krah në mënyrë që ta mbronte nga pluhuri.

8 Shkurt 2023, 09:08 Nga A.B
FOTOJA e tyre u bë VIRALE/ Fjalët prekëse e vajzës që
Femijet

SIRI- Dy fëmijë janë nxjerrë shëndosh e mirë nga rrënojat, 36 orë pas tërmetit të në Sirinë veriore. Dy fëmijët ishin bllokuar në mbetjet e shtëpisë së tyre. Pamjet e dy të vegjëlve duke shtrënguar njëri-tjetrin u bënë virale në rrjet, teksa vajza e vogël e quajtur Miriam përkedhelte të vëllain dhe i mbulonte fytyrën me krah në mënyrë që ta mbronte nga pluhuri.

“Më largoni nga këtu, unë do të bëj gjithçka për ju, do jem sherbetorja juaj“, dëgjohet teksa u thotë vogëlushja ekipit të shpëtimit. Vëllai i saj quhet Ilaaf, emër islamik që sipas babait të tyre Mustafa Zuhir Al-Sayed përkthehet ‘mbrojtje’.

FOTOJA e tyre u bë VIRALE/ Fjalët prekëse e vajzës që

Mustafa thotë se ai me gruan dhe 3 fëmijët po flinin në momentin që tërmeti i fuqishëm goditi zonën. “Ndjemë tokën teksa dridhej, filluan të na binin gjërat mbi kokë”, tha ai.

I ngecur nën rrënoja, Al-Sayed tha se familja e tij recitoi Kuranin dhe u lut me zë të lartë që dikush t’i gjente.

“Njerëzit na dëgjuan dhe ne u shpëtuam, unë, gruaja ime dhe fëmijët. Faleminderit Zotit, të gjithë jemi gjallë dhe falënderojmë ata që na shpëtuan”, tha ai.

Pas shpëtimit të Miriam dhe Ilaaf banorë të zonës kanë brohoritur nga gëzimi, ndërsa fëmijët u dërguan në spital ku do të marrin kujdesin shëndetësor.

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 8 Shkurt 2023, 08:32 A.B

Cilat vende “spiunon” Kina me balona?

Balona Mbi cilat vende u shfaqën balonat kineze? Incidenti në SHBA me balonën kineze nuk është një rast i izoluar. Balonat k...