Art&Argëtim

U tall me peshkaqenin e vdekur, duke e shëtitur në rrugët e qytetit, kafshëdashësit kritikojnë kuzhinierin britanik

17 Shtator 2019, 18:35 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE- Një peshkaqen i madh blu është shëtitur përmes rrugës para setë të gatuhej e të shërbente si ushqim për dhjetëra turistë, ku më pas ky veprim u kritikua rëndë nga ambientalistët dhe kafshëdashësit.

Fotografitë tregojnë peshkaqenin që e mbajnë lartë me duar dy burra, përpara se të përdorej në një demonstrim në skenën kryesore të festivalit e më pas të hahej.

Peshkaqenët blu janë renditur si një nga kërcënimet më të mëdha  nga Bashkimi Ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës.

Speciet migrojnë në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar gjatë verës pasi ndjekin peshq të vegjël dhe kallamarë. Kuptohet që peshkaqeni u ul kur peshqit e padëshiruar dhe krijesa të tjera detare kapen në rrjeta.

Trusti i Konservimit të Oqeanit, i cili ekzekuton Akuariumin Kombëtar Detar të Plymouth, drejtoi kritikat e skenave të rënda me peshkaqenin gjatë fundjavës në Barbican, qytetin historik.

Helen Gowans tha: “Si një bamirëse për ruajtjen e oqeanit, ne nuk e dënojmë ngrënien e peshkaqenit blu dhe jemi të zhgënjyer kur pamë që një peshkaqen blu u shfaq pasi u kap dhe një kuzhinier bëri sehir me të para turistëve.”

Gjithashtu reaguan edhe anëtarët organizatës për mbrojtjen e kafshëve të shqetësuar për paraqitjen e peshkaqenit në festival.

Një banor i Plymouth shkroi në Facebook: “Në një kohë dhe qytet ku ne jemi të inkurajuar të ndihmojmë në mbrojtjen dhe ruajtjen e peshkaqenëve, shumë njerëz mendojnë se kjo është thjesht e tmerrshme, veçanërisht me numrin e peshkaqenëve që po pakësohen nga dita në ditë”.

Burimi: independent

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete dy burrat shetisin peshkaqenin ne mes rruges kuzhinieri peshkaqeni blu dy burrat shetisin peshkaqenin ne mes rruges kuzhinieri peshkaqeni blu

Sondazh

Poll