Art&Argëtim

A janë vezët vërtet të shëndetëshme , apo janë të dëmshme për shëndetin tonë ?

17 Shtator 2019, 15:20 Nga DOSJA
A janë vezët vërtet të shëndetëshme , apo

Konsumi i vezëve së bashku me ushqimet e tjera na ndihmon me absorbimin e më shumë proteinave në trupin tonë .

Përshembull nëse i shtojmë vezë sallatës sonë, shtojmë vitaminën E që gjendet në të, por për shumë vite me rradhe egziston një teori kontradiktore që thotë se konsumi i vezës çon në teprimin e nivelit të kolesterolit në trup.

E cila më pas sjell dhe probleme të sistemit kardio vaskular. Një e verdhë veze përmban 185 miligram kolesterol, shifër kjo më e lartë se gjysma e 300 miligram kolesterol që lejohet për konsum ditor.

A domethënë kjo që veza të bën më tepër keq sesa mirë për shëndetin ?
Kolesteroli në fakt është i nevojshëm për ndërtimin e membranës së qelizave tona, gjithashtu dhe për prodhimin e hormoneve si estrogjen dhe testosteron. Ai ndihmon edhe në krijimin e vitaminës D.

Trupi vetë prodhon gjithë kolesterolin e nevojshëm për të tëra këto procese, por ne e marrim atë gjithashtu edhe nga burimet shtazore, si mishi, veza , gjalpi etj.
Kolesteroli transportohet në trupin tonë ndërmjet molekulave lipoproteike që ndodhen në gjak.

Çdo njeri ka një kombiminim të ndryshëm të lipoproteinave të tij, ky kombiminim luan një faktor të rëndsishëm në sëmundjet e ndryshme kardio- vaskulare .
Në një përmbledhje të 40 studimeve, shkenctarët kanë dalë në konkluzionin që nuk egziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes konsumit të vezës dhe sëmundjeve të zemrës.
Sa më shumë kolesterol të konsumojmë, aq më pak kolesterol do të prodhojë trupi ynë ,por gjithsesi duhet marrë parasysh fakti që veza përmban më tepër kolesterol se çdo produkt tjetër, dhe njerëzit me sistem imunitar të ndjeshëm duhet të tregohen të kujdesshëm.

Burimi:BBC

E.CDosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim organizata boterore e shendetit shendeti i njeriut shendeti i shqiptareve ushqimi i shendetshem organizata boterore e shendetit shendeti i njeriut shendeti i shqiptareve ushqimi i shendetshem

Sondazh

Poll