Art&Argëtim

Gjimnastja ekselente pozon nudo: Jam krenare për trupin tim

17 Shtator 2019, 15:02 Nga DOSJA
Gjimnastja ekselente pozon nudo: Jam krenare për trupin tim

TIRANË– Gjimnastja amerikane që ka shkëlqyer në nota ka ndërmarrë hapine guximshëm duke u zhveshur totalisht. Ajo ka pozuar nudo dhe videoja e saj është bërë virale.

Katelyn Ohashi është një nga 21 “yjet” e sportit që kanë pozuar nudo për “ESPN Body Issue”.

Ajo ka rrëfyer për “TMZ Sports” se se arsyeja kryesore që e inkurajoi atë të zhvishej para kamerave ishte dëshira për t’i treguar botës se ndihesh mirë edhe kur je e cënueshme.

 “Mundohem të vë në dukje defektet, mundimet dhe vështirësitë e mia. Jam krenare për trupin tim dhe për të gjitha papërsosmëritë e tij, kjo është gjithçka që duhet të them. Jam mësuar të zgjohem me shijen e gjakut ose hekurit në gojën time, sikur më vinin të vjellat nga të qenit kaq e uritur,”- u shpreh Ohashi e cila është e gjatë vetëm 1.47 m.

Gjimnastja 22-vjeçare tregoi se dikur kishte turp për trupin e saj dhe vuante çrregullime në të ngrënë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz katelyn ohashi katelyn ohashi pozon nudo katelyn ohashi katelyn ohashi pozon nudo

Sondazh

Poll