Bota

VIDEO/ Nxirret nga rrënojat 6-vjeçarja në Turqi, motra e saj nuk mund t'i mbijetonte plagëve

Me mjete speciale, ekipet e shpëtimit po tentonin të hiqnin copa çimentoje dhe të hapnin një vendkalim për të mbërritur tek vogëlushja.

7 Shkurt 2023, 16:51 Nga a.l
VIDEO/ Nxirret nga rrënojat 6-vjeçarja në Turqi, motra e saj
Tërmeti në Turqi

TURQI- Një vajzë 6-vjeçare është nxjerrë nga rrënojat në Turqi pas shumë orësh e bllokuar. Vajza e vogël u dërgua në spital. Lirimi i saj ka shkaktuar emocion te shpëtimtarët grekë të cilët janë përqafuar, ndërsa më herët kanë lënë nxjerrë nga rrënojat edhe një 50-vjeçar baba i katër fëmijëve. 

Fatkeqësisht, përpjekjet e EMAK -ut grek për të nxjerrë nga mbeturinat 7-vjeçaren Fatma, motra e gjashtë vjeçares, e cila mbeti e bllokuar shtatë metra nën tokë, pas tërmeteve në Turqi, pati një fund tragjik. Vajza e vogël nuk ia doli. Me mjete speciale, ekipet e shpëtimit po tentonin të hiqnin copa çimentoje dhe të hapnin një vendkalim për të mbërritur tek vogëlushja.

Kryetari i OASP-së Efthymis Lekkas sqaroi se godina ishte e re dhe kishte pësuar dëmtime në dy shtylla, por në shembje ruhej hapësira jetike e cila i mundësoi fëmijës të qëndronte gjallë. Ai ia atribuoi shembjen kushteve territoriale.

termet ne turqi

Sondazh

Poll