Bota

"Unë jam mirë, babi!"/ Prej 7 orësh poshtë rrënojave, fjalët e guximshme të 5-vjeçares drejtuar babait të saj

E vogla Ayşe Kubra Güneş nuk mund të lëvizte pasi ndërtesa gjashtëkatëshe ku ajo jetonte u shemb në qendrën e qarkut Pazarcik në Kahramanmaras.

7 Shkurt 2023, 12:47 Nga A.B
"Unë jam mirë, babi!"/ Prej 7 orësh poshtë
Vajza

TURQI- Ky është momenti pikëllues kur një vajzë e pesëvjeçare i tha babait të saj se ishte 'mirë' ndërsa ishte bllokuar nën rrënoja gjatë tërmetit në Turqi. E vogla Ayşe Kubra Güneş nuk mund të lëvizte pasi ndërtesa gjashtëkatëshe ku ajo jetonte u shemb në qendrën e qarkut Pazarcik në Kahramanmaras.

Ayşe, vëllai i saj dhe prindërit e saj mbetën nën rrënoja, pasi tërmeti me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Pjesa tjetër e familjes së saj u shpëtua shpejt, por Ajshe ishte më e vështirë për t'u arritur dhe u bllokua për rreth shtatë orë, raporton 'DailyMail'.

Vajza e vogël shihet duke qarë ndërsa grupi i punës përpiqeshin të gjenin një mënyrë për ta nxjerrë atë nga ndërtesa. Por Ajshe tregon një guxim të jashtëzakonshëm teksa i ati i flet, duke arritur t'i thotë 'jam mirë këtu'. 

termet ne turqi ayşe kubra güneş

Sondazh

Poll