Bota

Video tronditëse të njerëzve që luftojnë për jetën në rrënoja: Jemi shumë keq!

Të lë pa frymë dy video të njerëzve të varrosur nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti shkatërrues në Turqi

7 Shkurt 2023, 12:43 Nga k.m.
Video tronditëse të njerëzve që luftojnë për
Foto ilustruese

TURQI- Momente të paprecedentë po ndodhin dhe po regjistrohen në Turqi dhe Sirinë veriore pas tërmetit të parë vdekjeprurës prej 7.8 të shkallës Rihter, por edhe të gjitha pasgoditjeve të mëdha që kanë pasuar që nga orët e para të ditës së djeshme.

Të lë pa frymë dy video të njerëzve të varrosur nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Në njërën, shihet një grua duke biseduar me motrën e saj: Tavani është pikërisht sipër nesh. Po ashtu edhe tubat. Gjithçka është sipër nesh.

Deri më tani, dy fëmijë janë gjetur mes rrënojave në Turqi, ku ekipet e shpëtimit po luftojnë kohën, pasgoditjet dhe motin e keq, pas tërmeteve vdekjeprurëse të orëve të mëparshme.

termet ne turqi

Sondazh

Poll