Bota

Tërmeti në Turqi dhe Siri, 20 xhihadistë arratisen nga burgu

Burgu mban gjithashtu luftëtarë nga forcat e udhëhequra nga kurdët.

7 Shkurt 2023, 12:00 Nga k.m.
Tërmeti në Turqi dhe Siri, 20 xhihadistë arratisen nga burgu
Foto ilustruese

AZAZ– Të paktën 20 persona janë arratisur nga burgu që mban kryesisht anëtarë të grupit të Shtetit Islamik. Lajmi u konfirmua nga burime të AFP. Burgu mban gjithashtu luftëtarë nga forcat e udhëhequra nga kurdët.

"Pas tërmetit që goditi, Rajo u prek dhe të burgosurit filluan të kryenin kryengritje dhe morën kontrollin e burgut. Rreth 20 të burgosur u larguan... të cilët besohet se janë militantë të ISIS,"- tha zyrtari në burgun Rajo, i cili kontrollohet nga fraksionet pro-turke.

Tërmeti me magnitudë 7.8, i cili u pasua nga dhjetëra pasgoditje në rajon, shkaktoi dëme në burg, me mure dhe dyer të çara, por nuk pati të lënduar.

termet ne turqi

Sondazh

Poll