Bota

Tërmeti shkatërrues me mbi 5 mijë viktima, mbërrin në Turqi skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit

Grupi përbëhet nga mjekë, infermierë dhe forca të kërkimit të shpëtimit.

7 Shkurt 2023, 10:58 Nga A.B
Tërmeti shkatërrues me mbi 5 mijë viktima, mbërrin në
Skuadra

TURQI-Ekipi shqiptar i kërkim shpëtimit ka mbërritur në Turqi. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton nga mbërritja e ekipit në aeroportin e Turqisë. Sipas saj që u bë e ditur dje, pjesë e skuadrës prej 38 personash janë mjekë, infermierë dhe forcat të kërkimit të shpejtë. 

POSTIMI I RAMËS:

Mbërriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar *foto pak minuta përpara zbritjes në terren

Bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Tani raportohet për mbi 5 mijë viktima në total dhe mbi 20 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare. Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 2,921 të vdekur dhe 15,834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.  

edi rama termet ne shqiperi

Sondazh

Poll