Bota

Tërmeti Turqi-Siri, Kina dërgon ndihma monetare dhe humane në dy vendet

Pekini po koordinon me Sirinë për furnizimet emergjente dhe përshpejton zbatimin e projekteve të vazhdueshme të ndihmës ushqimore.

7 Shkurt 2023, 11:20 Nga I.A
Tërmeti Turqi-Siri, Kina dërgon ndihma monetare dhe humane në dy
termeti

TURQI- Kina tha se do të bëjë çmos për të ofruar ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas një tërmeti shkatërrues që goditi rajonin të hënën, duke vrarë më shumë se 5,000 njerëz dhe duke plagosur mbi 24,000 në të dy vendet. Grupi i parë i ndihmës për Turqinë do të jetë 40 milionë juanë kinezë (5.9 milionë dollarë), ndërkohë që do të dërgohen edhe ekipe shpëtimi dhe mjekësore, si dhe furnizime emergjente.

Pekini po koordinon me Sirinë për furnizimet emergjente dhe përshpejton zbatimin e projekteve të vazhdueshme të ndihmës ushqimore. Deri më tani asnjë shtetas kinez nuk është raportuar i vdekur nga tërmeti, konfirmoi edhe MPJ e Kinës. Presidenti kinez Xi Jinping u dërgoi ngushëllime homologëve të tij turk dhe sirian, Rexhep Tajip Erdogan dhe Bashar al-Asad, të hënën, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuarit në rrënojat e ndërtesave të rrafshuara.

Bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Tani raportohet për mbi 5 mijë viktima në total dhe mbi 25 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare. Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 2,921 të vdekur dhe 15,834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.  

xi jinping rexhep tajip erdogan bashar al-asad

Sondazh

Poll