Bota

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Serbia vetëm një ëndërr

Mbrëmjen e djeshme pas takimit me Lajçak, Vuçiç ka theksuar se po e mbron Serbinë dhe se njohja reciproke është vetëm një ëndërr.

7 Shkurt 2023, 11:04 Nga I.A
Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Serbia vetëm një
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk do të ketë njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Mbrëmjen e djeshme pas takimit me Miroslav Lajçak, Vuçiç ka theksuar se po e mbron Serbinë dhe se njohja reciproke është vetëm një ëndërr.

“Populli serb, qytetarë të Serbisë. Agjentja perëndimore Rada Trajkoviç po thotë se unë kërkojë mbrojtje për familjen time, jo shpëtim për popull serb në Kosovë. Ajo gënjen, sikurse ata deputetë në Kuvend që folën marrëzira”, deklaroi Vuçiç.

aleksandër vuçiç miroslav lajçak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll