Bota

Arnold Schwarzenegger përplas me makinë një grua me biçikletë

Policia konfirmoi se një çikliste u godit nga një automjet në lagjen Brentwood rreth orës 10:30 të mëngjesit. Gruaja u plagos në aksident dhe u transportua në një spital.

7 Shkurt 2023, 10:17 Nga k.m.
Arnold Schwarzenegger përplas me makinë një grua me
Arnold Schwarzenegger

SHBA- Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger u përfshi në një aksident me një çikliste në West Los Angeles të dielën. Lajmin e dha media amerikane "TMZ". Policia konfirmoi se një çikliste u godit nga një automjet në lagjen Brentwood rreth orës 10:30 të mëngjesit. Gruaja u plagos në aksident dhe u transportua në një spital.

Autoritetet nuk konfirmuan se Schwarzenegger ishte i përfshirë, por fotot e shpërndara nga TMZ duket se tregonin Schwarzenegger pas timonit të automjetit. Lidhur me rastin, Policia tha se hetimet janë duke vazhduar, ndërsa nuk ka informacione shtesë për gjendjen e çiklistes të lënduar.

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, incidenti ishte aq i papritur sa që ish-bodybuilderi nuk pati kohë të reagonte në asnjë mënyrë. Për momentin, policia po heton rastin me këtë teori, duke e shfajësuar aktorin nga çdo faj dhe duke përjashtuar mundësinë e ndonjë vepre penale.

arnold schwarzenegger

Sondazh

Poll