Bota

VD- Tërmeti në Turqi/ Shkoi për ndihmë por mbeti vetë nën rrënoja! Kolegët e shpëtuan duke i prerë këmbën: S'të nxjerr dot ndryshe vëlla!

Ekipet e shpëtimit mobilizuan të gjitha mundësitë për Mustafa Alicin, këmba e të cilit u kap mes shtyllës dhe traut të ndërtesës.

7 Shkurt 2023, 09:45 Nga k.m.
VD- Tërmeti në Turqi/ Shkoi për ndihmë por mbeti vetë
Pamje nga momenti i shpëtimit

TURQI- Mustafa Alici, i cili shkoi në Malatya për ndihmë nga Stambolli, u shpëtua duke i prerë këmbën pasi kishte mbetur nën rrënoja nga tërmeti i dytë që ra në Turqi. Ekipet e shpëtimit mobilizuan të gjitha mundësitë për Mustafa Alicin, këmba e të cilit u kap mes shtyllës dhe traut të ndërtesës. Por e vetmja mundësi për ta shpëtuar ishte që t'i prisnin këmbën.

Siç duket edhe nga videoja e mësipërme, një koleg i thoshte që: Nuk të shpëtoj dot ndryshe vëlla...


Pasi mesa duket Alici nuk ka qenë dakord që t'i pritej këmba, por mesa duket kjo ka qenë e vetmja mënyrë për ta nxjerrë gjallë nga aty ku ndodhej. Pasi ka ndodhur procedura, ai është nxjerrë nga rrënojat dhe i është dorëzuar ekipeve mjekësore, por pamjet dhe lajmi kanë bërë xhiron e rrjetit kudo në botë.

Deri tani bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Tani raportohet për mbi 5000 viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare. Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 2,921 të vdekur dhe 15,834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.

termet ne turqi mustafa alici

Sondazh

Poll