Politike

“Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”, Balluku: Jemi rritur me sfida por do ia dalim!

Ministrja deklaroi se përmes bashkëpunimit dhe investimeve serioze mund t’i përgjigjemi sfidave të së ardhmes.

7 Shkurt 2023, 10:18 Nga A.B
“Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”, Balluku:
Belinda Balluku

TIRANË- Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte e pranishme ditën e sotme në konferencën me temë “Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”. Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se Shqipëria do t’ia dalë e se përmes bashkëpunimit dhe investimeve serioze mund t’i përgjigjemi sfidave të së ardhmes.

“Sfidat në fushën e sigurisë kibernetike, janë impenjative. Jo vetëm për sektorin publik, por erdhe atë privat.

Ndodhemi të gjithë në të njëjtin pozicion. Vetëm përmes bashkëpunimit, investimeve serioze, ne mund t’i përgjigjemi sfidave të së ardhmes. Ne do t’ia dalim edhe këtë herë, me mbështetjen e partnerëve dhe me punën tonë. Jemi një vend që jemi rritur me sfida, që për të tjerë mund të duken të papërballueshme, por ne ia kemi dalë,” tha Ballaku.

belinda balluku sfidat e sigurise kibernetike ne shqiperi

Sondazh

Poll