Politike

"Kam plan ta mbyll"/ Akademia e Shkencave 'zien' nga debatet, Gjinushi flet për mandatin e 'përjetshëm' si kryetar

Në prioritet e 2023, Gjinushi nuk la pa përmendur as bashkimin me institutet që dikur i kishte në një çati dhe veçanërisht me Akademinë e Albanologjisë, një dëshirë e shprehur më herët por e kundërshtuar nga shumë studiues.

6 Shkurt 2023, 23:38 Nga DOSJA
"Kam plan ta mbyll"/ Akademia e Shkencave 'zien' nga
Skënder Gjinushi

TIRANË- Akademia e Shkencave mblodhi sot të gjithë anëtarët për të shpalosur buxhetin dhe projektet për vitin 2023, por debat krijoi një tjetër çështje, një projektligj i dërguar në kuvend për ndryshimin e një pike në ligjin e 2019-ës, që ndalonte rikandidimin e drejtuesit aktual për dy mandate radhazi.

Heqja e togfjalëshit “radhazi”, në propozimin e një grupi deputetësh të PS,  ka rindezur një debat të vjetër në Akademi, që drejtimi mos bëhet nga i njëjti person, si në të shkuarën por të ketë rrotacion.

Por pyetjes nëse dëshiron një tjetër mandat, i përgjigjet kryetari aktual Skënder Gjinushi: Varet nga ligji, s'kam në plan. Plan kam të mbyll.

Në prioritet e 2023, Gjinushi nuk la pa përmendur as bashkimin me institutet që dikur i kishte në një çati dhe veçanërisht me Akademinë e Albanologjisë, një dëshirë e shprehur më herët por e kundërshtuar nga shumë studiues.

Në listën e prioriteteve këtë vit krahas projekteve madhore albanologjike do te jenë edhe veprimtaritë shkencore, me një buxhet prej 189 milionë Lekë.

Marrë nga TVKLAN

skender gjinushi

Sondazh

Poll