Politike

Berisha: Në 11 shkurt, protesta më e madhe që ka njohur vendi! PD do hyjë në zgjedhjet e 14 majit me logon e saj dhe do rrëzojë Ramën

Mohoi në mënyrë kategorike futjen në zgjedhje me tjetër logo.

6 Shkurt 2023, 23:34 Nga F.M
Berisha: Në 11 shkurt, protesta më e madhe që ka njohur vendi! PD
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se më 11 shkurt do të ndodhë protesta më e madhe që ka njohur vendi ndonjëherë. I ftuar në "Çim Peka Live", Berisha tha se Shqipëria po zien në të katër anët dhe se revolta shpirtërore ka arritur në nivelet më larta. I pyetur për zgjedhjet Lokale, Kreu i PD-së tha se selia blu do të hyjë me logon e saj dhe se do të rrëojë kryeministrin Edi Rama. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Në 11 shkurt do të ndodhë protesta më e madhe që ka njohur vendi ndonjëherë. Shqipëria po zien në të katër anët, Tirana po zien. Revolta shpirtërore ka arritur në nivelet më larta. Shqiptarët janë të ndërgjegjësuar se çfarë përfaqëson Edi Rama, çfarë turpi kombëtar, çfarë qeveritari anti-shqiptar është ky njeri që për pushtetin e vet nuk njeh asnjë normë, asnjë kufi. Me këtë që ka bërë është një barrë e rëndë sot edhe në marrëdhëniet me SHBA. Korruptimi i McGonigal është një akt i hapur armiqësor ndaj tyre. Këto marrëdhënie çdo ditë që mbahet Edi Rama në pushtet ftohen edhe më shumë. Largimi i tij në një farë mënyre është mesazh që Shqipëria dhe shqiptarët u dërgojnë që kjo ndodhi, siç ndodhi një McGonigal tek ju, ndodhi edhe tek ne një tradhtar, një i pafytyrë, por ne e hoqëm atë. Ka edhe një motiv më të madh, motivi i mbrojtjes së pluralizimit. Edi Rama përpiqet të përjashtojë nga zgjedhjet Partinë Demokratike në mënyrë më antikushtetuese, më antiligjore, ne kemi vendimin e gjykatës, ky nuk lejon regjistrimin në regjistrin e partive të vendimit që është automatik. A është e gatshme PD të mos hyjë në zgjedhje? Jo. PD do të hyjë në zgjedhje me Kushtetutë dhe me ligj. Edi Rama do të ikë. Nuk mundet kush të na pengojë. Kemi vendimin e Gjykatës, nuk zhbëhet vendimi i Gjykatës. Fillojnë protestat të cilat përfundojnë me largimin e tij. Në zgjedhje me një logo tjetër? Kurrë. Ne do marrim pjesë. Do rrëzojmë Edi Ramën përpara. Nëse Rama mendon se mund të na përjashtojë zgjedhjet nga këto, atëherë do përdorim çdo mjet për rrëzimin e tij. Nuk mund të shuhet PD pse do një kriminel, një njeri që hakmerret për etërit e tij", u shpreh Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll