Politike

Skandali Rama-McGonigal/ Presidenti Begaj: E drejtë kërkesa e opozitës që të hetohet nga SPAK!

Begaj shtoi se pas një hetimi nga autoritetet kompetente, do të mund të thotë dhe një mendim personal lidhur me këtë çështje.

6 Shkurt 2023, 22:28 Nga F.M
Skandali Rama-McGonigal/ Presidenti Begaj: E drejtë kërkesa e
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka komentuar për herë të parë dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, pjesë të cilës rezultoi se ishte dhe kryeministri Edi Rama. I ftuar në “Pa censurë”, Begaj tha se Opozita ka të drejtë të kërkojë hetimin e Edi Ramës nga drejtësia shqiptare. Ai tha se nuk kishte biseduar me kryeministrin për këtë çështje, por është njohur nga media. Begaj shtoi se pas një hetimi nga autoritetet kompetente, do të mund të thotë dhe një mendim personal lidhur me këtë çështje.

“Pres që të bëjnë analizat dhe deduksionet e tyre institucionet kompetente dhe, më pas, të dal me opinionin tim personal. Shumë mirë që opozita i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese në vend për t’u marrë me procesin. Dhe kështu duhet të jetë. Duhet të kemi besim tek institucionet,”- tha Presidenti.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Opozita ka paralajmëruar protestë që e lidh me aferën e ish zyrtarit të FBI-së dhe dyshimet se ai u korruptua nga qeveria e Shqipërisë. Si e keni përcjellë këtë lajm? I keni kërkuar kryeministrit ndonjë sqarim apo prokurorisë të hetojë?

Presidenti Bajram Begaj: Ju thashë dhe pak më parë. Jam një lexues dhe vëzhgues i rregullt i raporteve, si i atyre në vend, ashtu edhe i raporteve ndërkombëtare. Po kështu, jam informuar rreth çështjes që ju sapo përmendët, përmes medias dhe nëpërmjet informimit nga burime të hapura. Duke qenë një lexues i vëmendshëm, pres që të bëjnë analizat dhe deduksionet e tyre institucionet kompetente dhe, më pas, të dal me opinionin tim personal.

Pyetje: Për cilat institucione kompetente e keni fjalën?

Presidenti Bajram Begaj: Kjo është një çështje nën hetim dhe, sa kohë është një çështje nën hetim, ne duhet të presim derisa ajo të mbarojë

Pyetje: Nën hetim është në SHBA...

Presidenti Bajram Begaj: Po, atje ka filluar.

Pyetje: Ka edhe një kërkesë nga opozita. A duhet të hetohet këtu?

Presidenti Bajram Begaj: Shumë mirë që opozita i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese në vend për t’u marrë me procesin. Dhe kështu duhet të jetë. Duhet të kemi besim tek institucionet.

bajram begaj charles mcgonigal

Sondazh

Poll