Aktualitet

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 49-vjeçari në Korçë (EMRI)

Gjatë kontrollit të ushtruar, 49-vjeçariti iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak.

7 Shkurt 2023, 09:10 Nga A.B
Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet
Policia

KORÇË- Jani Prifti është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri një 50-vjeçae. Prifti, banues në Korçë, kanosi këtë person në lokalin e këtij të fundit. Gjatë kontrollit të ushtruar, 49-vjeçariti iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kanosi me armë zjarri, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 49-vjeçari me precedent të mëparshëm penal. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 15, Korçë, në një lokal, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri pronarin e lokalit, gjatë një konflikti midis tyre, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– J. P., 49 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri një 50-vjeçar, në lokalin e këtij të fundit. Në vijim të veprimeve për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e 49-vjeçarit J. P., u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

jani prifti korce

Sondazh

Poll