Aktualitet

U vra në vitin 2021, liderja e grupit 'Frakulli' zbulon lidhjet me Behar Sofinë: E kisha familjar, më ndihmoi të futesha në botën e trafikut të drogës

Më konkretisht, ndihma e Behar Sofisë, sipas dëshmisë së Frakullit, konsistonte në krijimin e lidhjeve për furnizimin me heroinë. 

6 Shkurt 2023, 20:00 Nga F.M
U vra në vitin 2021, liderja e grupit 'Frakulli' zbulon lidhjet
Behar Sofia

TIRANË- Brikena Frakulli e arrestuar dhe akuzuar si liderja e një grupi narkotrafikantësh në Tiranë ka zbuluar se ka pasur lidhje me Behar Sofinë, të njohurin si 'baroni i drogës', i cili është vrarë më 25 shkurt të vitit 2021. Në dëshminë e dhënë para autoriteteve, Frakulli është shprehur se Sofinë e lidhte një marrëdhënie familjare që e ka ndihmuar më pas të futet në botën e narkotikëve. Më konkretisht, ndihma e Behar Sofisë, sipas dëshmisë së Frakullit, konsistonte në krijimin e lidhjeve për furnizimin me heroinë. 

Sot, për 4 të arrestuarit, mes të cilëve dhe koka e grupit, Brikena Frakulli, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’. 49-vjeçarja u shpreh në seancë se trafiku drogës bëhej vetëm prej saj dhe se 3 të arrestuarit e tjerë nuk kanë asnjë lidhje, madje e mbajti të gjithë fajin vetë. Por rrëfimi i saj nuk u mor parasysh nga Gjykata. Ndërkohë që nga ana tjetër, Policia po i vijon hetimet, pasi ka arritur të bjerë edhe në gjurmët e personit që furnizonte me lëndë narkotike grupin.

 

brikena frakulli behar sofia operacioni kutia e pandores

Sondazh

Poll