Aktualitet

Dosja Frakulli/ Brikena kishte futur vajzën e mitur në 'treg', kamerat e filmojnë duke shpërndarë dozat

Sot, për 4 të arrestuarit, mes të cilëve dhe koka e grupit, Brikena Frakulli, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

6 Shkurt 2023, 20:12 Nga F.M
Dosja Frakulli/ Brikena kishte futur vajzën e mitur në
Brikena Frakulli

TIRANË- Brikena Frakulli, e arrestuar dhe akuzuar si liderja e njw grupi narkotrafikantwqsh nw Tiranw nuk kishte nguruar që të bërë pjesë të rrjetit të saj edhe të bijën e mitur. Kjo e fundit është kapur në vëzhgimet duke transportuar doza të vogla tek blerësit.

Sot, për 4 të arrestuarit, mes të cilëve dhe koka e grupit, Brikena Frakulli, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’. 49-vjeçarja u shpreh në seancë se trafiku drogës bëhej vetëm prej saj dhe se 3 të arrestuarit e tjerë nuk kanë asnjë lidhje, madje e mbajti të gjithë fajin vetë. Por rrëfimi i saj nuk u mor parasysh nga Gjykata. Ndërkohë që nga ana tjetër, Policia po i vijon hetimet, pasi ka arritur të bjerë edhe në gjurmët e personit që furnizonte me lëndë narkotike grupin.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e të arrestuarve Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë si edhe rreth 85 mijë euro.

brikena frakulli operacioni kutia e pandores

Sondazh

Poll