6 Shkurt 2023, 19:21
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se duhet t'i jenë mirënjohës ish-te dashurës së Charles McGonigal, dëshmia e të cilës fundosi agjentin e FBI-së dhe zbuloi takimet me kryeministren Edi Rama. Në një takim me anëtaret e LDGSH-së, Berisha e tha këtë gjë në formë batute dhe shtoi se Rama është kthyer në vrasësin e fjalës së lirë. Ai e krahasoi kreun e qeverisë me Presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Sado të flasësh për të, nuk mund ta përshkruash. Koha është të veprojmë, koha është ta largojmë një minutë e më parë nga pushteti. Superskandali me McGonigal, çdo ditë është kryetemë në mediat e SHBA. Edhe sot CNN e kishte kryetemë. Ky superskandal së pari është një akt i mirëfilltë armiqësor ndaj SHBA që kurrë një shqiptar nuk mund ta ndërmarrë. Ata janë përgjegjësi numër 1 për lirinë e botës, për sigurinë e NATO-s, ata kanë aleanca të tjera përveç NATO-s në Paqësor e tjerë me radhë dhe ky njeri sikur të ishte Llukashenko, u korrupton njërin nga njerëzit më kryesorë të kundërzbulimit dhe pse e korrupton, për të luftuar opozitën në vendin e tij. Imagjinoni ju se çfarë përfaqëson ky për ne. Ky përfaqëson një turp të tmerrshëm kombëtar. Përfytyroni për një moment samitin e NATO-s. Si mund të shkojë ky përfaqësues i yni në atë samit, çdo shqiptari i mbetet turpi nëse kjo ndodh. Çdo kryeministër në çdo vend të botës, po ti kishte shpërthyer një skandal i tillë, duhej të kishte dhënë dorëheqjen. Ky nuk jep dorëheqjen, por ne duhet ta largojmë atë me çdo kusht. Ky ka mendësinë më të ligë të paraardhësve të tij. Ky tregon se ndaj kundërshtarit është i aftë të ndërmarrë çdo gjë. Por jo vetëm ndaj kundërshtarit. Ky do një Shqipëri pa opozitë. Por një Shqipëri pa opozitë është një gjëmë kombëtare për shqiptarët dhe Shqipërinë. Alisonit i detyrohemi të gjithë. Jo rastësisht ajo dha një intervistë në një televizion shqiptar, sepse kishte ndjerë, perceptuar se afera shqiptare ishte nga aferat më të shpifura. Një kryeministër që blen, paguan, kundërzbuluesin e FBI-së si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare. Nuk është vetëm ky, ta keni të qartë. McGonigal të tjerë ka në mënyrë absolute. Por ajo çka mbetet është një përpjekje më absurde për të shkatërruar opozitën në një vend. Dhe këtë e bëri Edi Rama. Bleu deklarata, bleu njerëz, diplomatë, parlamentarë, zyrtarë, mbështetje, bleu çdo gjë. Dhe nëqoftëse ktheheni për një moment dhe rikujtoni deklaratat e bëra, deklaratat kritike ndaj tij janë ekzotike. Të tjerat janë sikur Shqipëria po ecën si shtet ligjor, po zhvillohet, jo si gjenerator kryesor i krimit, korrupsionit dhe refugjatëve, tmerr. Por të gjitha këto duhet ti arkivojmë në të shkuarën. Të gjitha këto na thërrasin ne për revolucion. Na thërrasin ne për një revolucion i cili nuk duhet të njohë asgjë tjetër përveç fitores. Edi Rama nuk ikën, ne nuk i ndahemi deri sa ta largojmë, në SHBA nuk po i ndahen. Çdo ditë mediat e mëdha amerikane merren me të. Ky është këtu dhe ne çdo ditë do të merremi me të gjer në largimin e tij. Çdo ditë duhet të punojmë kundër tij. Çdo ditë duhet të përpunojmë skenare kundër tij dhe regjimit të tij, duhet të bëjmë gjithçka për fitoren e kandidatëve tanë për zgjedhjet e 14 majit.
sali berisha
Politike
6 Shkurt 2023, 18:05
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama me korruptimin e ish-agjentit të FBI-së Charles McGoniga...
Politike
6 Shkurt 2023, 17:48
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e tij me kandidatët ...
Politike
6 Shkurt 2023, 17:40
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur sot kandidatët për kryetarë bashkie, të cilët dolën nga Proc...
Politike
6 Shkurt 2023, 17:31
F.M
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën me 13 pyetje për kryeministrin Edi Rama në lidhje me dosj...
Politike
6 Shkurt 2023, 17:20
F.M
Charles McGonigal dhe Edi Rama
TIRANË- Dosja.al ka mundur të sigurojë dosjen dhe akuzën e plotë që ka ngritur Departamen...
Politike
6 Shkurt 2023, 16:32
k.m.
Pamje nga intervista
Afrimi i periudhës zgjedhore ka ngjallur interesin jo vetëm të partive politike pjesëmarrëse ne proces, por e...
Politike
6 Shkurt 2023, 15:55
k.m.
Pamje nga protesta
TIRANË- Protestë pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Një grup qytetarësh, t...
Politike
6 Shkurt 2023, 14:57
A.B
Kuvendi
TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për 8 deputetë të PD-së, q...
Politike
6 Shkurt 2023, 14:19
k.m.
Foto ilustruese
Përmes një deklarate zyrtare, Instituti i Studimeve Politike (ISP) njofton se ka marrë informacione të shumta nga...
Politike
6 Shkurt 2023, 14:16
A.B
Floriana Garo
TIRANË-Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses, Floriana Garo ka dënuar zëvendësimin e emë...