Politike

Berisha mbledh kandidatët për kryetarë bashkie, porosia: Përmbysni sistemin monist, kundërshtarët tuaj i përcakton droga, narkoeurot e bandat

Kryedemokrati tha se Rama ka vendosur monizmin e plotë në Shqipëri dhe ka marrë të gjitha pushtetet në dorë.

6 Shkurt 2023, 17:40 Nga F.M
Berisha mbledh kandidatët për kryetarë bashkie, porosia:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur sot kandidatët për kryetarë bashkie, të cilët dolën nga Procesi i Primareve. Berisha kërkoi prej tyre fitore dhe rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Berisha tha se kandidatët e Ramës i cakton droga, narkoeurot, bandat dhe klanet e tyre. Kryedemokrati tha se Rama ka vendosur monizmin e plotë në Shqipëri dhe ka marrë të gjitha pushtetet në dorë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ju përshëndes përzemërsisht dhe shpreh kënaqësinë time të madhe që takoj sot, ekipin e fitores. Takoj përfaqësuesit e votës së lirë, takoj kandidatët për qytetarë të parë të këtij vendi, të cilët vijnë në procedurën më transparente, më dinjitoze për një vend dhe një komb. Kjo përbën një arritje madhore për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe në kushtet e një vendi, ku skandali dhe supërskandali janë tipar kryesor, ku vendimmarrja është obskure se çdo vend tjetër të Europës dhe më gjerë. Në kushtet e një vendi ku kandidaturat e krahut tjetër i përcakton droga, narkoeurot, bandat, klanet e tyre, prania juaj në garë elektorale është prania e misionarëve të vërtetë. Misionarëve për të çuar më përpara kauzën e lirisë dhe dinjitetit. Misionarëve për të përmbysur sistemin monist të vendosur me mbështetjen e mafias shqiptare, rajonale, evropiane dhe botërore. Edi Rama arriti të vendosë në Shqipëri, monizmin e plotë. Të vendosë kontrollin e plotë dhe total në të gjitha pushtetet, sepse rrëmbeu votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. E shndërroi atë në një vlerë fiktive, jo reale.

sali berisha

Sondazh

Poll