Aktualitet

FOTOJA/ Ky është Klevis Lleshi që u gjet i vdekur në Mamurras, si u mor peng dy vite më parë, e ëma ngriti alarmin në polici

I riu ishte zhdukur që prej datës 5 gusht të vitit 2020, kur ende nuk kishte mbushur 22 vjeç. 

6 Shkurt 2023, 15:46 Nga F.M
FOTOJA/ Ky është Klevis Lleshi që u gjet i vdekur në
Klevis Lleshi

BURREL- Personi që po shikoni në foto është Klevis Lleshi, 24-vjeçari që u gjet sot i pajetë në Mamurras, në fshatin Shpërdhet. I riu ishte zhdukur që prej datës 5 gusht të vitit 2020, kur ende nuk kishte mbushur 22 vjeç. 

Klevis Lleshi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi akuzohej se kishte kanosur me jetë një person të identifikuar si Mariglen Hoti, por që nga ora 13:00, e datës 5 gusht, nuk ka pasur më kontakte me familjen e tij.

Pas disa orësh pritje, nëna e e të riut ka denoncuar rastin në polici. Në atë kohë nëna e tij deklaronte se kishte rreth 10 ditë që nuk kishte pasur asnjë kontakt me të. Ajo shprehej se dyshonte se miqtë e të birit mund ta kenë tradhëtuar dhe mund ta kenë çuar tek ‘armiku’, që për ata është familja Hoxha. Dy familjet janë në hasmëri prej dhjetë vitesh.

klevis lleshi vritet klevis lleshi

Sondazh

Poll