Aktualitet

Tërmeti në Turqi, Kreu i Emergjencave, Haki Çako: 38 persona do nisen nga Shqipëria

Grupi do të përbëhet nga mjekë, infermierë dhe forca të kërkimit të shpëtimit. 

6 Shkurt 2023, 13:10 Nga A.B
Tërmeti në Turqi, Kreu i Emergjencave, Haki Çako: 38 persona do
Haki Cako

TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka bërë të ditur se 38 persona do të nisen nga Shqipëria drejt Turqisë. Në një intervistë të dhënë për mediat, se grupi do të përbëhet nga mjekë, infermierë dhe forca të kërkimit të shpëtimit. 

“Ka pasur dëme katastrofike, jetë të mëdha njerëzish dhe dëme të mëdha në objekte e godina, vazhdojnë kërkime për jetë të shumta që ndodhen nën rrënoja. Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Qeveria shqiptare, AKMC dhe ministria e Mbrojtjes në kontakt intensive ka shprehur jo vetëm solidaritetin por edhe gatishmërinë për të vënë në dispozicion grupet e kërkim shpëtimit, rreth 26 forca të trajnuar. Brenda ekipeve do të ketë dhe ekipe mjekësore. Shumë shpejt këto forca të koordinuara do të nisen me një avion të posacëm. Për pak orë besoj që do të nisen drejt destinacionit përkatëse. 38 persona janë ekip, specialist të kërkim-shpëtimit dhe mjekë dhe infermierë. Bëhemi pjesë e dhimbjes së madhe të popullit turk por edhe me gatishmëri.”, tha Çako.

Më herët, kryeministri i vendit, Edi Rama bëri të ditur se Shqipëria do të dërgojë ndihma për operacionin e kërkimit. Edhe ministrja Olta Xhaçka, në një reagim theksoi se Shqipëria do të ndihmojë me ç'të mundet. 

Çfarë po ndodh në Turqi?

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 1300 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.

haki cako termet ne turqi

Sondazh

Poll