Aktualitet

I zhdukur 2 vite më parë, gjendet trupi i pajetë i Klevis Lleshit në Mamurras

Trupi i të riut është zbuluar si rezultat i erozionit dhe kanë qenë banorët të zonës ata që kanë njoftuar policinë.

6 Shkurt 2023, 15:42 Nga I.A
I zhdukur 2 vite më parë, gjendet trupi i pajetë i Klevis
Klevis Lleshi

MAMURRAS- Trupi i pajetë i Klevis Lleshit, i cili u zhduk dy vite më parë është gjetur në Mamurras. Mësohet se trupi i 24-vjeçarit është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Trupi i të riut është zbuluar si rezultat i erozionit dhe kanë qenë banorët të zonës ata që kanë njoftuar policinë. Më pas është kryer testi i AND-së dhe ka rezultuar se trupi i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi.

Për rastin e Lleshit, Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet në qershor të vitit 2020 pas denoncimit të familjarëve se ai dyshohej të ishte marrë peng në Burrel.

klevis lleshi vritet klevis lleshi

Sondazh

Poll