Aktualitet

A ka shqiptarë të lënduar nga tërmeti në Turqi? Vjen PËRGJIGJIA e parë nga Ambasada në Ankara

Sipas informacioneve që vijnë nga ambasada e Shqipërisë në Turqi, nuk ka asnjë shqiptar viktimë ose të lënduar.

6 Shkurt 2023, 09:23 Nga k.m.
A ka shqiptarë të lënduar nga tërmeti në Turqi? Vjen
Pamje nga tërmeti në Turqi

TURQI- Tërmeti në Turqi ka lënë mbi 600 të vdekur dhe mijëra të plagosur. Sipas informacioneve që vijnë nga ambasada e Shqipërisë në Turqi, nuk ka asnjë shqiptar viktimë ose të lënduar.

"Bazuar në komunikimin me Ambasadën e RSH në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën. Do të komunikojmë në vijim për çdo info të përditësuar,"-bën me dije në njoftimin zyrtar MEPJ.

Turqia është goditur nga një tërmet shkatërrues. Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë dhe Sirisë duke shkaktuar mbi 600 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Lëkundja tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Të plagosurit, të cilët janë nxjerrë nga rrënojat e godinave, janë dërguar në spital.

termet ne turqi

Sondazh

Poll